6 gjëra që i ndodhin trupit nëse nuk hani mëngjes
Transmetuar më 30-08-2019, 23:23

Çdo ditë duhet të konsumojmë pesë vakte: mëngjesin, drekën, darkën dhe dy gjëra të vogla mes mëngjesit dhe drekës dhe mes drekës dhe darkës. Kjo gjë duhet bërë në mënyrë që në vaktin pasues të mos shkojmë të uritur.

Nga ana tjetër kapërcimi i vakteve e kryesisht mëngjesit, është diçka e gabuar për këto arsye:

Mungesë energjie- Pas gjumit të natës, niveli i sheqerit në gjak bie dhe duhet zëvendësuar, kështu që duhet të mbushim “serbatorin” në mëngjes, në mënyrë që të kemi energji. Këshillohen karbohidrate, qumësht, fruta, bukë, buke e therur dhe drithëra, por edhe kos, i cili me proteinat e tij na bën të ndihemi të ngopur.

Mungesë hidratimi– Duhet të marrim lëngje qysh në mëngjes, duke pirë qumësht me ose pa kafe. Qumështi përmban ujë, proteina, yndyrë, sheqer, kripëra minerale, vitamina, por edhe kos me fruta.

Kapërcimi i mëngjesit shëndosh– Në rast se kapërceni mëngjesin prireni që të shëndosheni dhe jo të dobësoheni. Kjo pasi vakti i mëngjesit stimulon ndjesinë e ngopjes duke mos na çuar të uritur në drek.

Nervozoheni– Vakti i mëngjesit përmirëson humorin duke stimuluar prodhimin e serotoninës e cila qetëson dhe mban larg stresin, shkruan noa.al..

Përqendrimi– Kapërcimi i vaktit të mëngjesit redukton kapacitetin e përqendrimit, ndërsa kush ha një vakt të mirë, ka kujtesë më të mirë dhe më shumë përqendrim.

Zemra në rrezik– Ngrënia e mëngjesit përmirëson shëndetin tonë, duke reduktuar rrezikun e tensionit të lartë dhe problemeve kardiovaskulare. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...