Lirohet pas 36 vitesh, u dënua përjetë se vodhi 50 dollarë
Transmetuar më 30-08-2019, 21:25

Pas 36 vitesh, një gjykatës në Alabama të SHBA-ve ka urdhëruar lirimin e një të dënuari me burgim të përjetshëm.

I burgosuri vodhi rreth 50 dollarë në një furrë buke, ndërsa në atë kohë gjykatësi mori vendimin ekstrem për të penguar raste të tilla.

Avokatja e tij, Carla Croëder, tha se ai ishte emocionuar që ju dha mundësia të dalë nga burgu. Gjithashtu shtoi se 58-vjeçari dëshiron të fillojë sërish punën si marangoz.

Në 1983, kur ishte vetëm 22 vjeç, Kennard grabiti një furrë furre me thikë. Megjithëse nuk pati të lënduar, ai u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...