E dehur i nxori sekrete familjare dhe shtetërore Presidentit, jep dorëheqjen asistentja e Trump (Foto)
Transmetuar më 30-08-2019, 17:32

Asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump, është detyruar të japë dorëheqjen e menjëhershme nga  Shtëpia e Bardhë.

Madeleine Westerhout, e dha dorëheqjen pas nxjerrjes së disa informacioneve për familjen e presidentit.

Sipas raportimeve në media, Madeline kishte pirë gjatë mbrëmjes e ishte mburrur me qasjen e saj te presidenti.

Por kjo nuk e mbrojti nga zemërimi i tij. 29-vjeçarja u detyrua ta linte menjëherë zyrën e saj, e cila ndodhej përballë me atë të Ovale.

Komentet që nxehën Trump-in ishin bërë gjatë një takimi jozyrtar me një grup reporterësh gjatë muajit në një hotel në New Jersey, gjatë kohës kur presidenti ishte atje me pushime.

Nuk dihet ende sesi kanë shkuar fjalët e saj në veshin e Trump-it, por duket se disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kishin prej kohësh dyshime.

Një prej tyre i tha CBS-it se Madeleine kishte qenë një spiune që në ditën e parë dhe ishte përpjekur ta përdorte afërsinë e saj me presidentin për t’i bërë favore kundërshtarëve të tij. 29-vjeçarja ka qenë në detyrë, që në ditën e parë të presidencës Trump.

Loading...
Loading...