Po merrni shumë sheqer pa e kuptuar? Këto janë sinjalet që trupi ju dërgon
Transmetuar më 30-08-2019, 15:28

Diabeti është për fat të keq një sëmundje mjaft e rrezikshme nëse nuk zbulohet në kohë dhe mund të luftohet jo vetëm me terapinë e duhur, por edhe me një ndryshim rrënjësor të zakoneve të ngrënies dhe mënyrës së jetesës.

Indiferenca vetëm rrit rreziqet e përkeqësimit të sëmundjes dhe për këtë mund të jetë shumë e dobishme të realizohet me kohë manifestimi i simptomave të para të një teprice të sheqernave në trup. Si mund të qëndroni gjithmonë "në gatishmëri"? Këtu janë disa nga këmbanat e alarmit që nuk duhet të anashkalohen.

Uria. Mungesa e insulinës e bën trupin të gjendet në një lloj gjendje agjërimi, me qeliza që ndiejnë nevojën për të marrë sheqerna të reja. Natyrisht kjo mund të çojë në një rritje të vazhdueshme të sheqerit në gjak dhe probleme gjithnjë e më serioze.

Lodhje. Kur insulina është e ulët, qelizat nuk mund të përdorin sheqernat në gjak dhe për këtë arsye "fuqia" që trupi ynë ka nevojë për të kryer aktivitetet e saj është e humbur. Pasoja është këmbët e rënda, frymëmarrja e rëndë dhe muskujt e lodhur.

Duhet të urinoni. Përqendrimi i glukozës në qelizë duhet të ribalancohet dhe për këtë arsye gjaku tretet në lëngun ndërqelizor. Lëngu rritet dhe veshkat nuk mund të riparojnë të gjitha, duke hequr qafe tepricën në formën e urinës.

Etja e tepruar. Lidhur direkt me problemin e mëparshëm, etja është një balancim i thjeshtë i humbjes së tepërt të lëngut që shkakton dehidrim. Këshillohet që të shuhet etja me pije pa sheqer dhe jo të gazuara.

Humbje peshe. Duke mos qenë në gjendje të përdori glukozën, trupi fillon të djegë yndyrnat rezervë dhe ndikon në peshën totale.

Rënia e përqendrimit. Kur truri nuk mund të përdorë sheqerna, është e vështirë për të që të kryejë funksionet e tij normale. Ndoshta pra ka rënie të përqendrimit ose humbje të pjesshme dhe të çastit të kujtesës.

Pafuqia dhe mungesa e dëshirës seksuale. Problemi është i lidhur ngushtë me qarkullimin e gjakut në sistemet riprodhuese.

Irritueshmëria dhe depresioni. Sheqeri i lartë i gjakut shpesh korrespondon me momente ankthi, zemërimi dhe nervozizmi për shkak të normalizimit të ngadaltë të niveleve të sheqerit me kalimin e kohës./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...