Transmetuar më 30-08-2019, 13:17

Njëzet e katër vjet burg për “përhapjen e korrupsionit moral dhe prostitucionit në publik, propagandë kundër shtetit dhe komplot kundër sigurisë kombëtare”.

Këto janë akuzat dhe dënimi i aktivistes iraniane Saba Kord Afshari, 20 vjeçe e cila përfundoi në burg vetëm se kishte hequr perçen gjatë një proteste në shesh në Teheran shkruan Tg.com.

Ndërkohë akovati i aktivistës Hosein Taj tha për mediat vendase se do ta apelojë çështjen. Por ligjet në Iran janë të forta dhe 20-vjeçarja nuk del dot nga burgu pa kryer të paktën 15 vjet burg.

Ndërkohë në mbrojtje të aktivistes 20-vjeçare kanë dalë edhe intektualë dhe aktivistë nga vende të tjera të botës.