Transmetuar më 30-08-2019, 13:04

Puçrrat mund të jenë frustuese, pothuajse në çdo moshë, lëkura e kuqe mund të jetë edhe e dhimbshme. Kjo sëmundje e zakonshme është rezultat i poreve dhe gjëndrave të bllokuara.

Megjithëse është e parehatshme, nuk është e rrezikshme. Ndërsa jeni duke u kujdesur me ilaçe apo jeni fiksuar pas heqjes së puçrrave duhet të kujdeseni dhe për rutinën e fytyrës tuaj, zgjidhjen mund ta gjeni brenda në shtëpi.

Domatja si një kurë për puçrrat në fytyre:

Merrni një domate dhe fërkoni fytyrën tuaj me të. Masazhoni me lëngun e saj pjesët që keni shenja.

Nëse keni pak kohë shtesë, kjo metodë duhet të funksionojë mirë edhe në puçrra të mëdha. Me tulin e domates krijoni një pastë. Vendoseni atë në fytyrë dhe mbajeni për 15 deri në 20 minuta.

Nëse nuk doni të mbani domaten në fytyrë ka një mënyrë tjetër më të lehtë.

Përzini një lugë gjelle me lëng domate me disa pika lëng limoni në një pjatë të vogël, aplikoni këtë përzierje në zonat e prekura të lëkurës dhe lëreni për rreth pesë minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Duke përdorur domate si pjesë e rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës mund të ndihmojë në zbardhjen e shenjave të akneve. Ky frutë ka vitaminat A, C, E, K, dhe B6. Këto vitamina në këtë ushqim të shijshëm ndihmojnë në zvogëlimin e poreve./b.l/noa.al/