Njihuni me vendin ku nga viti 2010 kanë lindur vetëm vajza, asnjë djalë
Transmetuar më 30-08-2019, 11:59

Mos e beso po deshe. Në një fshat polak, lindjet kanë të bëjnë vetëm me femra për 9 vjet. Rasti i çuditshëm ndodh në qytetin e vogël Miejsce Odrzanskie, një fshat me vetëm 300 banorë në skajin jugor të shtetit evropian qendror.

Dhe askush nuk mund të shpjegojë arsyen e asaj që lehtë mund të përkufizohet si një fenomen i çuditshëm, shumë i çuditshëm. Kjo madje ka bërë që kryebashkiaku vendas të organizojë një çmim për gruan e parë që do të ketë sukses të lindë një djalë.

Nga ana tjetër, ndër ata më të përparuar në vite në Miejsce Odrzanskie, pohojnë se kjo nuk duhet të jetë një risi. Në fakt, për disa dekada konceptimi i meshkujve ka qenë një faktor shumë i rrallë.

Disa studiues po përpiqen të kuptojnë nëse mund të ketë lidhje farefisnore edhe midis çifteve të largëta që presin një fëmijë, dhe çdo lindje ose lindje e ardhshme do t’i nënshtrohet një studimi të kujdesshëm. Sidoqoftë jeta atje në Miejsce Odrzanskie duket se jeta rrjedh normalisht dhe në lumturi./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...