Transmetuar më 30-08-2019, 10:12

Teksa ka ngjitur majën më të lartë në malet shqiptare, Presidenti Ilir Meta nuk ka kursyer fotografitë.

Nga maja e Korabit, ai thotë se i duket sikur prek qiellin me dorë.

Jo vetëm kaq por ngjitjen e vështirë e cilëson si frymëzim për të kaluar me sukses çdo pengesë.

“Në majën më të lartë të maleve shqiptare, mbi Korab, aty ku duket sikur prek qiellin me dorë.

Ngjitja ishte sfidë jo e lehtë, por bukuritë dhe monumentet e rralla natyrore të këtij mali madhështor, të frymëzojnë dhe të japin energji të reja për të kaluar me sukses çdo pengesë!”, shkruaan kreu i shtetit. /a.y/noa.al