Transmetuar më 30-08-2019, 08:10
Hoteli ku u gjeten viktimat

Kufomat e një burri dhe të një gruaje, u gjetën në dhomën e një hoteli, në Carpi të Modena në Itali.

Në vendin e ngjarjes, në ‘Hotel Gabarda’, të sinjalizuar nga punonjësit e hotelit këtë të enjte, ndërhyri policia.

Nga të dhënat paraprake dyshohet për vetëvrasje të dyfishtë.

Burri Leonello Lombardi ishte 74 vjeç, gruaja Graziella Possega 67 dhe në dhomën e hotelit, pranë trupave të pajetë u gjetën disa kuti me ilaçe.

Që të dy ishin të sëmurë dhe dyshohet të jenë vetëvrarë me mbidozë ilaçesh. /a.y/noa.al