Transmetuar më 29-08-2019, 21:02

Është e vërtetuar që gjatë stinës së vjeshtës floku te njerëzit dobësohet dhe ka gjasa që të bjerë më shumë se zakonisht.

A kishit dëgjuar ndonjëherë recetën me birrë e cila parandalon rënien e flokut?

Përbërësit:

1 banane

1/2 filxhan birrë e zezë

Përgatitja:

Në një enë të pastër vendos përbërësit. Me ndihmën e blenderit, përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene.

Aplikoje këtë masë në flokët e tu, kryesisht në rrenjë, dhe mbuloi flokët me një peshqir. Pasi ta kesh lënë përreth dy orë, shpëlaji flokët dhe më pas laji si zakonisht.

Këtë procedurë mund ta përsëritësh një herë në javë, të paktën për një muaj. /k.k/noa.al/