Zbuloni “thesarin” brenda shpellës më të madhe në Shqipëri! FOTO
Transmetuar më 29-08-2019, 19:48

Shpella eremite e Koshorishtit është shpella më e madhe dhe një nga më të rëndësishme në Shqipëri.

Ajo gjendet në fshatin Koshorisht të krahinës së Çermenikës në qendër të Parkut Kombëtarë Shebenik-Jabllanicë dhe është quajtur ndryshe “Shpella e kishës”.

Fshati Koshorisht është i përmendur si një vendbanim që në shekullin e 15-të.

Ai figuron në një regjistër kadastral osman të vitit 1467, me emrin Kosharishtë.

Duke qenë se shpella ndodhet në faqen e Malit të Letmit, ajo njihet në literaturën shkencore si “Shpella e Letmit”. Por shpella ndodhet në teritorin e fshatit Koshorisht, ndaj ne kemi preferuar që ta quajmë “Shpella e Koshorishtit”.

Në vitin 1971 Shpella e Letmit (Koshorishtit) është shpallur Monument Kulture e Kategorisë së Parë.

Shpella ndodhet mbi një shkëmb të thepisur, në faqen jugore të Malit të Letmit, në një lartësi prej 300 m dhe në një pozicion shumë të vështirë për t’u ngjitur.

Ajo ka formën e një zgavre natyrore rrethore dhe thellësia e saj është rreth 8 m.

Në hyrje të saj shpella ka një gjerësi rreth 15 m dhe më tej ajo vjen duke u ngushtuar,duke formuar një ambient si dhomë me dimensionet 7 x 5 m. Në hyrje të shpellës dallohen disa fragmente muresh guri të lidhura me gëlqere, që dëshmojnë se shpella duhet të ketë qenë e mbyllur në mur.

Një përshkrim shumë të detajuar pikturave të shpellës.

Krishti Pandokratori i pikturuem mbi gjoks e sipër, përfshihet brenda nji medalion e paraqitet në qëndrim frontal, tue bekue me të djathtën dhe tue mbajtë ungjillin me të majtën, veshun me mafor blu dhe himation të kuq, me brerore të madhe ari të kryqëzueme me vizat që formojnë kryqin, të hapta pak aty ku bashkohen me vizën rrethuese të brerores. Koka e Pandokratorit vjen pak në madhësi mbinatyrore.

Pjesët e fytyrës janë ndriçue në mënyrë të njinjishme, duart vijnë tepër të mëdha në përpjestim me fytyrën.

Edhe figurave të Shën Mërisë dhe Emanuelit. “Shën Mëria, – shkruan ai, – paraqitet e tipit Oranta, me dyer të hapta në qëndrim lutjeje deri në brez, nën maforin rreth kokës me nji napë blu të çelët. Fytyra e saj paraqitet në formë vezake me vetulla të trasha, të nalta, me sy të mëdhenj por çakërr, me hundë të drejtë dhe të prefët, me vizën rrethese të fytyrës të errët, që shtrihet si sfumaturë rreth qendrës së saj.

Pjesët e fytyrës ndriçohen në mënyrë të njinjishme dhe duert i ka ma të vogla në përpjestim me fytyrën.

Emanuelin e ka në krahnor, të përfshimë brenda nji medalioni, veshun me stihar të badhë me pika ngjyrë tjegulle, me brerore të kryqëzueme, tue bekue me të djathtën e me ilitarion në të majtën.

Nën krahun e djathtë të Shën Mërisë janë pikturuar shtatë figura njerëzore në miniaturë dhe nën krahun e majtë të saj edhe një figurëe tetë .

Një vend të veçantë zë në pikturën e shpellës eremite të Koshorishtit edhe një mbishkrim, i cili ndodhet ndërmjet fytyrës dhe krahut të djathtë të Shën Mërisë. Mbishkrimi është në greqishten bizantine, transliterimin, transkriptimin dhe përkthimin e këtij mbishkrimi, i cili është:

Përkthimi:“U pikturue (ky) tempull hyjnor i së mbishenjtës Hyjëlindëse me dorën teme të Stanos. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...