Transmetuar më 29-08-2019, 08:56

Aeroporti i Monacos në Bavari, të Gjermanisë u evakuua këtë të mërkurë, ndërkohë që 130 mijë fluturime u anuluan.

Kjo bëri që pesë mijë pasagjerë të mbeten të bllokuar në tokë. Kushtoi shumë gabimi i një turisti spanjoll, i cili kishte mbërritur në Gjermani nga Tajlanda.

Ai përhapi panik, teksa hapi gabimisht derën e gabuar. I riu duhet të shkonte në vendin e kontrollit të pasaportave, por hyri në një zonë të rezervuar.

Menjëherë u dha alarmi, ndërsa i riu vazhdonte të ecte. Kështu policia evakuoi një zonë të tërë të aeroportit dhe pas tre orësh u sqarua çdo gjë, shkruan noa.al.

Turisti u shoqërua në polici, ndërkohë që po bëhen verifikime për të kuptuar nëse bëhet vërtetë fjalë për ngatërresë. /a.y/noa.al