Një person rreh gruan dhe 2 vëllezërit që ndërhynë për të shuar konfliktin
Transmetuar më 28-08-2019, 23:03

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë ku një persona ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij por nuk është mjaftuar me kaq.

Ai është konfrontuar fizikisht edhe me 2 vëllezërit e tij të cilët kanë ndërhyrë për të shuar konfliktin.

Njërin prej tyre e ka goditur me armën që kishte në dorë.

Sipas njoftimit nga policia, rasti ka ndodhur mesditën e sotme  në rrugën “Zenel Podrimqaku” të fshatit Novosellë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, ndersa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...