Vila e Enver Hoxhës hapet për publikun për herë të parë pas 60 vitesh për të shfaqur filma grekë
Transmetuar më 28-08-2019, 19:28

Vila e diktatorit komunist Enver Hoxha në Tiranë u hap për herë të parë pas 60 vjetësh për një aktivitet kulturor që u organizua nga kinemaja nomade Tarkovsky. Ajo që binte në sy ishte ndalja e kohës në këtë vilë, dikur më luksozja dhe më e madhja e kohës. Në vilë ndodhen ende të gjitha mobiljet e dikurshme nëpër dhomat ku Enver Hoxha jetoi për disa dekada deri më 11 prilë 1985 ku dhe vdiq. Tapetëdhe moketë të shumtë por të dalë boje dhe të pamirëmbajtur dhe të dëmtuar nga vitet gjendeshin në të gjitha hapësirat e vilës. Sistem ngrohje dhe ftohje, më i miri i kohës, gjithashtu në të gjitha hapësirat e vilës 31. Po ashtu sikurse shihni fotot në galerinë që ju sjell noa.al, ka edhe një pishinë të brendshme. Gjatë eventit u shfaqën filmat që kanë fituar çmime, të regjisorit Grek Vasilis Kekatos “Distanca mes nesh dhe qiellit” (filmi fitues i Palmës së Artë në Cannes Film Festival 2019) dhe ‘Heshtja e peshqve kur vdesin’ (filmi fitues i cmimit filmi më i mirë i Europës Juglindore). Regjizori i talentuar që u mirëprit në një sallë me afërsisht 150 vetë, prezantoi filmat e tij të fundit dhe foli gjatë me publikun dhe me prodhues të filmave për artin e tij kinematografik. Aktiviteti kinematografik u shfaq në shumë media greke. Bashkëorganizatorët e kinematografisë Tarkovsky, regjizori shqiptaro-grek Neritan Zinxhiria dhe arkitektja shqiptare Iphe Ghenie theksuan lidhur me vizitën e Vasilis Kekatos në Tiranë, në revistën greke «Lifo»: "Edhe pse ngjan si e pavërtetë që një fitues i Cannes Film Festival viziton vendin tonë, pas fitores së tij të madhe, do bëhet. Edhe pse ngjan si e pavërtetë gjithashtu dhe fakti se një vilë e izoluar në të cilën jetoi dhe vdiq një dikator do shnderohet në kinema, do të bëhet. Këto aktivitete janë ndryshe nga aktivitetet e zakonshme që realizohen në Shqipërisë, një vend ku krijuesit e rinj janë të kufizuar dhe mbase nëpërmjet historisë së Vasilis Kekatos- një krijuesi që me pak gjera fitoi në Cannes Film Festival- ëndrrat e tyre fuqizohen. Kemi nevojë për ëndrrën". *** Vila ku ka jetuar ish diktatori komunist Enver Hoxha është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton në një pjesë të saj deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri. Kjo shtëpi, e ndodhur në zonën e ish Bllokut, ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës komuniste.

Loading...
Loading...