Transmetuar më 28-08-2019, 15:59

Një shtetase e Shqipërisë dhe 7 shtetas nga Kosova janë arrestuar pas një aksioni të policisë, nën akuzë për prostitucion. Të arrestuarit janë 6 femra dhe një dy meshkuj.

Për arsye hetimi dhe për shkak se operacioni vazhdon për kapjen e personave të tjerë që dyshohet të jetë përfshirë në këtë rrjet, polica nuk jep detaje lidhur me rolin që kishin tetë të arrestuarit gjatë orëve të fundit.

Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë, pas një sërë hetimesh realizoi dy plane operative lidhur me veprat penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “ofrimi i lokaleve për prostitucion” si dhe “bashkëkryerje’”.

Gjatë realizimit të planeve operative në dy lokacione të ndryshme janë identifikuar dhe janë arrestuar persona të dyshuar të përfshirë në veprat penale të cilat lidhen me prostitucion.

Në lokacionin e parë janë arrestuar dy persona të dyshuar:

B. lindur me 1993 m/ L. L. lindur me 1998 f/shtetase e Shqipërisë

Ndërsa, në lokacionin e dytë janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: P. S. lindur me 1992 m/ A. I. lindur me 1999 f/ V. K. lindur me 1999 f/ M. R. lindur me 1992 f/ X. A. lindur me 1972 f/ A. C. lindur me 1993 f/, të gjithë nga Kosova.

Lidhur me rastin, nga përgjimet si prova materiale janë sekuestruar shtatë telefona celularë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit  më lart janë arrestuar brenda 48 orëve. Hetimet vazhdojnë për të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet./a.m.noa.al