Shegë dhe patate për rrathët poshtë syve
Transmetuar më 28-08-2019, 11:48

Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave. Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj.

Megjithatë, nese i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë. Këtu keni disa maska për trajtimin e rrathëve me shegë, patate, kastravec dhe kamomil. Në vetëm pak minuta.

Maska me shegë

Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve. Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.

Përbërësit: 20-30 kokrra shegë, 1 lugë gjelle kos, 2 lugë ҫaji mjaltë, 1 lugë vaj ulliri

Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos. Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës. Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje në fytyrë duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë. Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.

Maska me patate

Patatja ndihmon për zbardhjen e rrathëve të syve, sepse përmban një enzimë katekolase. Kjo enzimë përdoret shpesh tek produktet kozmetike për zbardhjen e fytyrës.

Përdorimi: Pastroni një patate dhe prijeni në feta shumë të holla. Vendosi fetat në sy dhe lëri rreth 10 minuta. Më pas, hiqi dhe shpëlaje fytyrën./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...