Zvicër, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në shinat e trenit
Transmetuar më 27-08-2019, 09:40

Mësohen më shumë detaje lidhur me adoleshentin shqiptar i cili humbi jetën fundjavën e lënë pas në shinat e trenit në Zvicër.

Viktima është 17-vjeçari Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeçar, me origjinë nga Peja e Kosovës.

Ai gjeti vdekjen i përplasur nga treni teksa ecte mbi shina, në qytetin e Thun, në Bernë të Zvicrës.

Sahiti u gjet i vdekur mëngjesin e së shtunës, i larë në gjak në shinat e trenit.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e të riut ka qenë aksidentale, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...