Këmbimi valutor për sot, e martë 27 gusht 2019
Transmetuar më 27-08-2019, 07:34

Këmbimi valutor për ditën e sotme ka ruajtur vlera të afërta me të ditëve të kaluara.

Euro vazhdon zhvlerësimin galopant kundrejt lekut dhe aktualisht gjendet në vlerën 121 lekë si asnjëherë në vitet më parë. Megjithatë krahasuar me fundjavën euro ka pësuar një rritje të lehtë. Kujtojmë se gjatë gushtit euro arriti në 120.4 lekë.

Edhe dollari amerikan vazhdon të tatëpjetën e muajve të fundit megjithatë për këtë valutë kjo nuk është gjë e re.

E fortë duket të jetë monedha zvicerane e cila me afro 111 lekë është edhe më lart se dollari amerikan.

Në galeri gjeni kursin valutor nga Banka e Shqipërisë dhe nga tregu i këmbimit në Tiranë.

Loading...
Loading...