Transmetuar më 27-08-2019, 02:45

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen në datë 6 Tetor 2019 ose një javë para zgjedhjeve lokale që ka dekretuar presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Vendimi është marrë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka dekretuar 6 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019.

Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё vendimin e presidentit Thaçi.

Parlamenti i Kosovës u shpërnda në datë 22 gusht me 88 vota pro, 1 kundër dhe dy abstenime.