Transmetuar më 26-08-2019, 23:44

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një adoleshenti shqiptar nga Kosova ka ndodhur në Zvicër.

Një 17-vjeçar shqiptar nga Kosova është goditur për vdekje nga një tren në Zvicër.

Në aksidentin tragjik, humbi jetën Leon Sahiti nga Peja.

“Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, në Zvicër”, raportojnë mediat kosovare.

Mësohet se varrimi i adoleshentit do të bëhet po ashtu në Zvicër./a.k/noa.al/