Transmetuar më 26-08-2019, 22:10

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:53, në fshatin Kryshec të Pejës.

Një vajzë e mitur është përplasur për vdekje nga një automjet.

E mitura është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal në Pejë por fatkeqësisht pa shenja jete.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndersa po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/