Transmetuar më 26-08-2019, 14:05

“Vizioni politik i presidentit Rugova përveç që është vlerë e patjetërsueshme, na shërben edhe si pikënisje, se sovraniteti dhe integriteti i shtetit, janë parime të paprekshme dhe të panegociueshme.”

Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj ndërsa ndan me ndjekësit foto nga homazhet e kryera në varrin e Presidentit Ibrahim Rugova.

“Në shenjë nderimi për angazhimin e tij jetësor për shtet të pavarur e paqësor, si dhe orientimin properëndimor të Kosovës, sot, kam bërë homazhe te varri i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”, vijon më tej Haradinaj në postimin e tij, ndërsa është pritur më tej edhe nga familja Rugova./b.l/noa.al/