Transmetuar më 26-08-2019, 13:24

Sindroma e ovarit policistik– Bëhet fjalë për një sëmundje e cila i shtyn vezoret të prodhojnë sasi tepër të larta të hormoneve mashkullore, androgjene. Kjo gjë shkakton probleme me ovulimin. Femrat e prekura nga SOP, kanë vezore shumë më të mëdha dhe përmbajnë shumë ciste të vogla.

Endometrioza- Prodhohet kur qelizat endometriale, (qelizat brenda mitrës), rriten jashtë saj. Kjo gjë bllokon ose ndryshon funksionin e tubave të Fallopit dhe nuk e lejon spermën që të arrijë te veza dhe ta fekondojë atë.

Fibromat- Bëhet fjalë për masa jokancerogjene, të cilat shfaqen në mitër ose në qafën e mitrës. Fibromat në mitër gjenden terk një në katër femra me moshë nga 30 deri në 40 vjeçe. Ato mund të shkaktojnë devijim të tubit, duke mos e lejuar embrionin të zhvillohet dhe duke shkaktuar abort spontan.

Menopauza e parakohshme– Menopauza normalisht ndodh mes moshës 45 dhe 55-vjeçare. Në raste të parakohshme mund të shkaktohet nga probleme të tiroides dhe gjenetike, shkruan noa.al.

Ciklet e çrregullta- Janë sinjal i problemeve me ovulimin. Kohëzgjatja normale mes një cikli tek tjetri është nga 25 deri në 35 ditë, por idealja është 28. Cikli mund të ndryshojë për shkak të çrregullimeve hormonale, por edhe faktorëve të tjerë. /a.y/noa.al