Kosovë, Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit
Transmetuar më 26-08-2019, 13:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekreton shpërndarjen e Parlamentit.

Ky vendim i tij vjen pasi javën e kaluar ishte vetë Kuvendi që votoi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Thaçi nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook:

“Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses”, shkruan Thaçi.

Ky vendim vjen pasi dorëheqjes së dhënë më 19 korrik, nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës, për krime lufte. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...