Shokuese! Fëmija 11-vjeçar, tentohet të përdhunohet në mes të ditës
Transmetuar më 24-08-2019, 20:08

Një ngjarje e turpshme është regjistruar gjatë ditës së sotme në qendër të Prizrenit, në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:15, një fëmijë i mitur është tentuar të përdhunohet nga një person.

11-vjeçari e cila lypte në rrugë, është joshur nga i dyshuari me një pije.

Por fatmirësisht, ai ka shpëtuar për shkak se disa dëshmitarë e kanë parë ngjarjen.

Personi i dyshuar për këtë rast mendohet se nuk është nga rajoni i Prizrenit, dhe se policia është ende duke kryer hetimet e nevojshme./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...