Transmetuar më 24-08-2019, 17:52

Një grua është vrarë ditën e sotme në banesën e saj në Pejë, ndërsa dyshohet se autor i krimit është bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një 43-vjeçare e cila u gjet pa shenja jete.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë.

Bashkëshorti i viktimës do të merret në pyetje për të mësuar më shumë. /k.k/noa.al/