Transmetuar më 24-08-2019, 16:55

Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në qendër të Prishtinës.

Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet e frikshme kur makina e pastrimit të mbetjeve merr përpara disa persona dhe automjete.

Ngjarja u shënua mesditën e djeshme dhe nga përplasja u lënduan 3 persona.

Kamerat e sigurisë kapën momentin kur kamioni mori para 9 makina.

Për fat të mirë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. /k.k/noa.al/