Transmetuar më 24-08-2019, 10:27

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka shpallur sot në kërkim shtetasin Dukagjin Ademaj nga fshati Lubovë i Komunës së Istogut.

Ademaj kërkohet nga drejtësia për 2 akuza mbi raste për vjedhje të rënda si dhe 2 raste tjera për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Ajo që e bën edhe më të veçantë rastin në fjalë është se policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij, ndërkohë që në vende të tjera lajmërime të tilla nga policia zakonisht bëhen për njerëz me rrezikshmëri tepër të lartë apo që kanë kryer një krim shumë të rëndë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë. /a.m/noa.al