Transmetuar më 23-08-2019, 17:48

Autoritetet italiane kanë arrestuar sot një shqiptar që më parë ishte dënuar për trafik kokainë.

Ai është identifikuar si Alberto Topi, por që përdorte edhe dy emra të tjerë, Elton dhe Gashi Topi.

Shqiptari është vënë në pranga  në bazë të një urdhër ndalimi të lëshuar në nëntor 2017 nga Gjykata e Firences.

Topi rezulton se është arrestuar në vitin 2008  pasi u kap me 1 kg kokainë.

Pas dënimit me 3 vjet e 6 muaj burg shqiptari u dëbua nga Itali dhe iu ndalua hyrja për 10 vjet. Megjithatë, më 13 nëntor 2017, ai ishte rikthyer në mënyrë të paligjshme në Itali. /k.k/noa.al/

Ekzekutimi i urdhërit për arrestim u bë ditën e djeshme, ndërsa shqiptari u dërgua në burg.