Amazona në flakë, Shakira: Brazili im i dashur, ndalojeni, është 20 për qind e ajrit që marrim frymë! Foto
Transmetuar më 23-08-2019, 16:27

Në vendin tonë janë përfshirë nga zjarret, nxitur nga temperaturat e larta disa zonë.

Por bota është e fokusuar te zjarri i madh që ka rënë në Amazona, ku janë djegur sasi të mëdha pyjesh, çka po shqetëson autoritetet botërore. Por jo vetëm.

Këngëtarja latine Shakira, ka dhënë një mesazh për zjarret e shumta që po djegin Amazonën, pyllin që konsiderohet ndryshe “mushkëria e botës”.

“Brazili im i dashur! Flisni dhe ndaloni shpyllëzimin e amazonës që është 20 për qind e ajrit që marrim frymë. Shtëpia e popullit tonë dhe fauna jonë duhet të mbrohet”, ka qenë mesazhi i këngëtares kolumbiane, pas dramës së zjarreve masive që kanë përfshirë Brazilin, ndërkohë që duket se nevojitet më tepër angazhim për t’i vënë ato nën kontroll./a.m/noa.al

Loading...
Loading...