Transmetuar më 23-08-2019, 11:12

Dy vëllezërit e akuzuar për vrasjen e punëtorit të kondicionerit në vilën e tyre në Tiranë, kanë kërkuar që ta heqin fajin nga vetja, duke i kërkuar shokut të tyre që ta merrte përsipër.

Kjo pasi i dyshuari Lorenc Veliaj, ishte në kërkim nga policia edhe për vepra të tjera penale.

Është kjo taktika e zgjedhur nga 31-vjeçari Griseldo Kusi dhe vëllai i tij Alban Kusi 28 vjeç, në tentativë për ti shpëtuar arrestimit për vrasjen e 21-vjeçarit Indrit Çelaj, krim i ndodhur mesditën e së enjtes.

Por 27-vjeçari Lorenc Veliaj, nuk ka pranuar dhe pas ndalimit nga policia ka treguar gjithë çfarë i kanë kërkuar dy vëllezërit, çka çoi në zbardhjen e krimit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se në ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, Griseldo Kusi, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllanë e tij, Albano Kusi, 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës, ka plagosur rëndë me armë të riun, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Gjithçka pas një konflikti mes dy vëllezërve Kusi me punëtorin e ndjerë, për

rrjedhjen e ujit të kondicionerit.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë Edmond Sula, 43 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, Bujar Kusi, 54 vjeç dhe Luan Çaka, 36 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kompetente sipas detyrimit ligjor.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se të dyshuarit kanë biseduar me shtetasin Lorenc Veliaj, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të kryera, Lorenc Veliaj, 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

Zbardhet vrasja e të riut në Tiranë: Autorët, dy djemtë e pronarit të vilës ku punonte

Plagosja me plumb në kokë te “Myslym Shyri”, i riu gjen vdekjen në spital

U qëllua me plumb në kokë, polica jep detaje të reja për plagosjen e 26-vjeçarit në Tiranë