Transmetuar më 23-08-2019, 09:32
Foto ilustruese

Plagoset me armë zjarri një person në Burrel, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të momentit.

Rreth orës 22.10 të kësaj të enjteje, shërbimet e policisë së komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, F.Gj,, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ngjarjen uniformat blu kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të plagosjes.

Kështu në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të F.Gj., i dyshuar si autori i ngjarjes. /a.y/noa.al