Transmetuar më 22-08-2019, 23:07

Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

Një makinë ka dalë nga rrugë dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka plagë më të rënda. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti./a.m/noa.al