Transmetuar më 22-08-2019, 22:36

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbamjen e sotme.

Dyshohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Q.M., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët, 34-vjeçari A.V., banues në Krujë.

Ata më pas janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/