Transmetuar më 22-08-2019, 20:30

Një adoleshent shqiptar është shpallur i humbur në Angli, ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të tij.

Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Daniel Gjinaj, i cili humbi kontaktet me familjen para 1 jave.

Policia thotë se Daniel Gjinaj është zhdukur nga shtëpia prej të martës së 13 gushtit, në orën 02:00, dhe doli nga banesa me pretendimin se do të takonte disa miq.

16 vjeçari shqiptar, thotë policia, shoqërohej shpesh me bashkatdhetarë të tij. Dyshimet e para janë se adoleshenti mund të jetë në zonën e Brighton dhe Hove. /k.k/noa.al/