Transmetuar më 22-08-2019, 19:45

E ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Rimini, i ftuar në një event ku edhe mbajti një fjalim, në faqen e tij zyrtare Facebook, paralelisht thuhet se “Po vendosim kangjella në ishullin ndarës të Unazës për të shmangur aksidentet e këmbësorëve që kalojnë koristë kuturu.”

Gjithsesi, në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, kuptohet që nuk është vetë Veliaj ai që menaxhon faqen, por ka një ekip që punon për të dhe kjo është normale. Ndoshta do të ishte më e saktë që njoftimin ta jepte Bashkia e Tiranës.

Megjitahtë, sot dega e Partisë Socialiste në Rimini, zbuloi në mesazhin që u dha mbështetësve për mbërritjen e Erion Veliaj në takimin e pasdites, se ai është e ardhmja e politikës shqiptare.

Ka pasur shumë zëra që qarkullojnë se Veliaj do të jetë pasues i Edi Ramës, në krye të PS-së.

“Të nderuar socialistë me banim në rimini, sot në Rimini është ikona e së ardhmes së politikës shqiptare Erion Veliaj.”

“Në eventin madhështor ‘Meeting’ që mbahet çdo vit në Rimini në orën 17.00 në ‘Fier di Rimini’ në "Sala Neri UnipolSai" i ftuar i radhës është kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari i Bashkinë se Milanos nën drejtimin e gazetarit të TG1”, thuhej në mesazhin e degës së PS-së në Rimini. /a.m/noa.al