Transmetuar më 22-08-2019, 16:57

Një i ri ka pësuar dëmtime të rënda sot në Tiranë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

30-vjeçari V.N ishte duke riparuar linjën e internetit në rrugën “Demokracia”, në një shtyllë tensioni.

Pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, ai pësoi djegie dhe u rrëzua nga lartësia.

Atij i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë mjeksore të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave. /k.k/noa.al/