Thaçi: Pas zgjedhjeve të kemi sa më shpejt një qeveri llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat
Transmetuar më 22-08-2019, 14:44

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me situatën e fundit politike, tha se “shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re.”

Numri një i shtetit të Kosovës, pas këtij hapi shtoi se pas zgjedhjeve, shumë  shpejt do të ketë një qeveri të re.

“Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik të kemi sa më shpejt një qeveri funksionale dhe llogaridhënëse, e cila i përballon sfidat që na presin si shtet dhe shoqëri”, nënvizoi Thaçi.

“Tani është në interes të qytetarëve të Kosovës që pas një procesi zgjedhor demokratik  që na presin si shtet dhe shoqëri”, nënvizoi Thaçi.

Ai tha po ashtu se “brenda kompetencave të mia kushtetuese, ligjore dhe në përputhje të plotë me vendimin e sotëm të Kuvendit, së shpejti do të marr vendim për dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.”

Presidenti i Kosovës kërkoi një proces zgjedhor sa më të drejtë.

“Këto zgjedhje duhet të jenë mirë të organizuara, profesionale, për të siguruar një proces fer (të drejtë), demokratik, që mundëson një monitorim të plotë të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore.”

“Pavarësisht shpërndarjes së Parlamentit, Republika e Kosovës vazhdon t’i ketë institucionet funksionale dhe te qëndrueshme, duke garantuar vazhdimin e punës së institucioneve në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të Kosovës”, përfundoi reagimin e tij Hashim Thaçi. Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. /a.m/noa.al

Loading...
Loading...