Transmetuar më 22-08-2019, 14:20

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon prokuroren e Përgjithshme Arta Marku dhe kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela si dy “Katicat” e Edi Ramës.

Gjithçka pas transferimit të dosjes “184” për blerje votash, në Prokurorinë e Dibrës.

“Guximi për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë bota përmes publikeve të ‘Bild’ tregon që dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë sa që ka vendosur ti shtyjë Markun dhe Prelën drejt vetëflijimit, të cilat me veprimet e sotme të dyja janë penalisht të ndëshkuara nga ligji. Prej këtij momenti ato duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Meritojnë plotësisht të quhen Katicat e prokurorisë. Ju e dini kush është Katica? Prokurorja speciale në Maqedoni, e arrestuar për shkak të aferës korruptive që u zbulua nga mediat në vendit fqinj”, u shpreh Basha.

Ai tha se Edi Rama ka rikthyer në krye të Partisë Socialiste Tom Doshin, dhe ka çuar një kriminel të dënuar nga Italia për Bashkinë Shkodër.

Sipas tij tjetër rast i rëndë është ai i kryebashkiakut të zgjedhur të Vorës, Agim Kajmakut, për të cilin deklaroi se është një tjetër individ me precedentë penalë në Greqi.

Në këtë drejtim shtoi se Edi Rama nuk përfaqëson as interesant e socialistëve të thjeshtë por të baronëve dhe kriminelëve të drogës.

Ndaj sipas tij, çlirimi i politikës nga krimi përmes një procesi të rregullt zgjedhor të mbikëqyrur nga një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.

“Pyetja është edhe sa kryebashkiake te kriminalizuar ka futur Edi Rama? Shkodra, Vora dhe lidhjet e Rilindjes me krimin tregojnë se Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm dhe duhet të dalë prej saj”, deklaroi Basha nga selia blu, në përfundim të takimit që pati me ambasadorin e ri të Gjermanisë. /a.y/noa.al

Dosja “184” u transferua në Dibër, Prokuroria e Përgjithshme tregon pse u hoq dorë

PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e kryebashkiakut të Vorës: Me dy emra, i arrestuar në Greqi