Transmetuar më 22-08-2019, 13:26

Skemat piramidale janë ende në kujtesën e shqiptarëve.

Edhe skema e mashtrimit në fondacionin “Besa”, me kredidhënie fiktive, rezulton të ketë prekur mbi 800 persona, të cilët janë kredimarrës dhe klientë.

Detajet kanë dalë pas arrestimit të drejtoreshës së filialit të fondacionit, Albana Imami.

Sipas  “Top Channel”, që i referohet burimeve zyrtare, grupi hetimor këtë çështje po e heton prej më shumë se një viti, për të zbuluar se kush ishin personat e përfshirë në skemën e kredi e fiktive.

Në vitin 2014-të, Albana Imami rezultonte vetëm me 0.1% kapital te ‘Besa’, rreth 11 milionë lekë të vjetra.

Rreth 3.7 milionë euro është shumë e përfituar nga një skemë mashtrimi e një filiali të një fondacioni kredidhëniene, që operon në vendin tonë.

Mbrëmjen e së martës, policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre drejtoresha e degës, Albana Imami, oficerë të kredidhënies, si dhe Orkida Driza, personin që merrej me gjetjen e klientëve për të aplikuar për kredi. Ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.

Për të 8 personat, rëndojnë dy akuza, ajo e skemës mashtruese dhe Piramidale si dhe vjedhja duke shpërdoruar detyrën.

Kjo skemë mashtrimi është kuptuar nga drejtuesit e fondacionit të cilët kanë bërë kallëzim në policinë e Tiranës. /a.m/noa.al