Transmetuar më 22-08-2019, 13:12

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës.

Raportohet se në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor.

Nga ky aksident duket se makina është përpjekur të shmangë përplasjen me motorin dhe është përmbysur, ndërsa ka mbetur i lënduar pasagjeri i saj.

Shkak për këtë aksident dyshohet shpejtësia e lartë, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet. /a.m/noa.al