Transmetuar më 22-08-2019, 12:32

Ecja me makinë me 140 kilometër në orë në autostradë nuk është diçka e pazakontë, por policët e Soest, qytezë gjermane në Renania, mbetën të befasuar kur në 01.00 të natës, panë në drejtimin e mjetit një fëmijë 8 vjeç.

Efektivët e policisë nisën ndjekjen ndaj fëmijës, i cili i frikësuar u ndal, duke parkuar në një vend qëndrimi.

“Doja vetëm të ecja pak me makinë”, tha mes lotësh fëmija, ndërkohë që ngjarjen policia e publikoi në faqen e saj në Facebook.

Vogëlushi nuk e kishte për herë të parë që i jepte makinës, tregojnë prindërit. Fëmija ecte shpesh nëpër hapësira private dhe për këtë arsye dinte si ti jepte, shkruan noa.al.

Fatmirësisht ai ishte i zoti në timon dhe nuk shkaktoi asnjë dëm. /a.y/noa.al