Ministri i Jashtëm grek: Shqipëria të mbyllë sa më shpejt hetimet për vrasjen e Katsifas
Transmetuar më 22-08-2019, 12:17

Ministri i Jashtëm i Greqisë i ka dërguar një mesazh të qartë autoriteteve shqiptare për të përfunduar sa më shpejt hetimet për vrasjen e ekstremistit Kostandin Katsifas në Bularat të Gjirokastrës

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ministri Nikos Dendias thekson se, “ne ia kemi sqaruar palës shqiptare që hetimet përkatëse duhet të përfundojnë menjëherë dhe të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur, pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë që të hedhin dritë mbi të gjitha aspektet.”

Diplomati grek e lidh ngjarjen me perspektivën evropiane të Shqipërisë.

“Ministria e Jashtme Greke ka treguar dhe vazhdon të tregojë seriozitet dhe përgjegjësi në trajtimin e çështjes së rëndësishme të Katsifas.”

“Në mënyrë sistematike informon dhe sensibilizon partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim, si dhe çdo zhvillim që ndikon negativisht te qytetarët tanë në Shqipëri”, theksoi ai.

Ai tha se Dendias përfundimi i ndjekjes penale të çështjes së vrasjes së  Katsifa është vonuar në mënyrë të konsiderueshme, ndërsa pretendoi se respektimi i të drejtave të minoriteteve në Shqipëri nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet dypalëshe Greqi-Shqipëri, por edhe me perspektivën evropiane të vendit tonë. /a.m/noa.al

Loading...
Loading...