Transmetuar më 22-08-2019, 11:51

Një nënë 23-vjeçare Amber Woollard, denoncon se vajza e saj mbeti me shenjë përjetë në fytyrë, pasi u pre me bisturi teksa vinte në jetë me operacion. Gruaja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale me urgjencë pranë spitalit universitar të Norfok, Angli, gjatë vitit të kaluar, kur erdhi në jetë vogëlushja.

Ajo pretendon se menjëherë pas lindjes vajza Valenci iu mor nga mjeket, të cilat i thanë se vajza kishte lindur me deformime në fytyrë.

Mjekët fillimisht thanë se situata kishte ndodhur për shkak të pozicionit anormal që foshnja kishte pasur më bark, çka kishte shkaktuar prerjen, por pa marrë përsipër dëmtimin.

“E shoh këtë si një rast të braktisjes nga sistemi shëndetësor kombëtar. Ime bijë do të mbetet përjetë me shenjë. E dua pafund dhe kam frikë për të ardhmen e saj. Druaj se mund të ketë probleme kur të shkojë në shkollë me fëmijët e tjerë, kur ta pyesin se çfarë ka që nuk shkon me fytyrën e saj”, thotë Amber.

Valenci pritet ti nënshtrohet tre ndërhyrjeve gjatë viteve në vijim për të minimizuar në maksimum shenjën në fytyrë, por pavarësisht kësaj shenja do të mbetet.

Ajo e bëri publik rastin e saj me shpresë që një histori e tillë të mos iu ndodh foshnjave të tjera, shkruan noa.al.

Ndërkohë Norfolk and Norwich University Hospital deklaroi se, “ka mundësi” që shenja të jetë shkaktuar gjatë lindjes me operacion, “i kërkojmë ndjesë zonjës për atë që ka ndodhur dhe do kryejmë verifikimet e rastit në mënyrë që situata të ngjashme të mos ndodhin me pacientë të tjerë”. /a.y/noa.al