Shpërndahet Kuvendi, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
Transmetuar më 22-08-2019, 11:09

Shpërndahet Kuvendi, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Deputetët e Kosovës votuan në seancën e paradites së sotme, pro shpërndarjes së parlamentit.

Në këtë mënyrë vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky vendim vjen pasi dorëheqjes së dhënë më 19 korrik, nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili është thirrur nga Gjykata e Hagës, për krime lufte.

Në Kodin Zgjedhor të Kosovës, thuhet se “Pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë ditë pas shpërndarjes”.

Po ashtu sqarohet se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen parë se 30 ditë dhe me vonë se 45 ditë pas shpërndarjes së Parlamentit. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...