Transmetuar më 22-08-2019, 10:10
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, në Durrës.

22-vjeçari K. Gj., banues në Durrës, në rrugën Durrës- Spitallë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar këmbësorin Z. A., 77 vjeç, banues në Durrës.

I moshuari u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spitalin e traumës Tiranë, por aty ndërroi jetë.

Lidhur me këtë ngjarje u bë arrestimi i 22-vjeçarit, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të aksidentit hetimet janë në vijim.

Për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, lidhur me veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /a.y/noa.al