Transmetuar më 22-08-2019, 09:00
Foto ilustruese

Zbardhet plagosja e ndodhur ditën e djeshme në Bushat të Shkodrës, ku një 70-vjeçar u gjet i larë në gjak në një kanal.

Teksa fillimisht u dyshua se i moshuari ishte plagosur, policia ka arritur që të zbardhë ngjarjen.

70-vjeçari Palok Dodaj, nga Bushati rezulton se mesditën e djeshme ka qenë duke pastruar armën e tij. Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se të moshuarit i është shkrepur arma e llojit automatik aksidentalisht, teksa ishte duke e pastruar pranë një kanali në oborrin e shtëpisë.

Pikërisht nga e shtëna dhe plagosja ai ka përfunduar në kanal ku dhe është gjetur nga kalimtarë të rastit.

Momentalisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e bluzave të bardha, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Noa.al mëson se arma automatik ishte pa leje, duke bërë që Dodaj të vihet nën hetim për armëmbajtje pa leje.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë ende në vijim. /a.y/noa.al

Policia del me deklaratë për plagosjen në Shkodër, si ndodhi ngjarja

Shkodër, plagoset me armë zjarri një person