Transmetuar më 22-08-2019, 08:30

Tre makina janë përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Balldre të Lezhës, ku tre automjetet janë përplasur me njera tjetrën, duke bërë që të lëndohen katër persona që ndodheshin në to.

Burime nga policia i thanë Noa.al, se një nga drejtuesit e mjeteve, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplas me tjerat.

Ai është shoqëruar në polici, ndërkohë që të hetimet për ngjarjen janë në vijim.

Sakaq të lënduarit kanë marrë vetëm lëndime të lehta, duke mos pasur nevojë për trajtim në spital. /a.y/noa.al