Transmetuar më 22-08-2019, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një video mali i Tomorrit.

Gjithçka lidhur me shfrytëzimin e guroreve, ku flet për interesa të pista.

Ai e cilëson Tomorrin si një mal të mrekullueshëm dhe premton zmbrapsjen e barbarëve të pangopur.

“Mirëmëngjes dhe këtë Ditë të Pelegrinëve, me këto pamje magjike nga Mali i Tomorrit,

që është kthyer në sheshbetejën mes interesit kombëtar të mbrojtjes së tij nga shfrytëzimi i guroreve dhe gjykatësve të korruptuar, të cilët u japin të drejtë shfrytëzuesve për interesa të pista, i bindur që mali i mrekullueshëm do t’i zmbrapsë barbarët e pangopur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /a.y/noa.al