Transmetuar më 21-08-2019, 21:53

Është vendosur masa paraprake 30 ditë paraburgim për Katica Janevën, si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”.

Ish-prokurorja speciale në Maqedoninë e Veriut, Janeva ka të drejtën të ankimojë vendimin përmes avokatit të saj në Këshillin Penal.

Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesës së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Janeva, bazuar në një video-inicizim të publikuar nga një gazetë italiane “La Verita” dyshohet të jetë përfshirë në këtë skandal.

Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski dy personat që shihen në incizim duke marrë paratë, i premtojnë afaristit, Orce Kamçev se në bashkëpunim me Katica Janevën do t’i lehtësojnë atij procesin gjyqësor në një aferë tjetër korruptive.

Ky skandal shkaktoi përplasje të shumta mes partive politike për atë nëse ka ose jo të përfshirë edhe politikanë./a.k/noa.al/